Arrestohen katër persona në një klinikë private, transplantonin organe kundërligjshëm
03 prill 2019
| 13:04
Në bazë të urdhëresë së gjykatës është bërë kontrollimi i një klinike private në Prishtinë, me ç’rast lidhur me dyshimet për veprën penale “transplantonim organe dhe qeliza” janë arrestuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra.
Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobil.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.