Arrestohen katër persona në Obiliq

11 korrik 2021 | 17:34

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për përfshirje në një rast sulmi që ka ndodhur në fshatin Babimoc të Komunës së Obiliqit.

Incidenti ka ndodhur të shtunën më 10 korrik rreth orës 23:30, pas një fjalosje dhe një keqkuptimi në mes të palëve.

Të arrestuarit janë:
▪ F. I, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
▪ A. Sh, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
▪ A. Sh, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
▪ B. Sh, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj të njëjtëve me aktvendimin të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej në procedurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Tuchel është i qartë: ai kërkon një sulmues te…