Arrestohen katër persona në veri të Kosovës
17 maj 2018
| 14:34
Policia e Kosovës gjatë një operacioni në tri lokacione të ndara në veri ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër.
Bastisjet janë kryer me urdhëresë të gjykatës në dy lokacione në veri të Mitrovicës dhe një tjetër në një fshat të komunës së Zveçanit, kanë konfirmuar për “Kosovapress” zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Një revole dhe dëshmi tjera, të cilat janë gjetur gjatë operacionit të kontrollit, do të shërbejnë për procedurën e mëtejme hetimore. Operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas disa rasteve serioze të ndodhura në veri të vendit”, ka thënë Besim Hoti nga Policia rajonale e Mitrovicës.
Me vendim të prokurorit, personave të arrestuar u është caktuar ndalimi policor 48 orë.