Arrestohen katër persona për përfshirje në rrahje

22 dhjetor 2022 | 09:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:30 ka pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë katër persona.

Në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

Katër nga personat e përfshirë në rrahje, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar…