Arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

25 dhjetor 2020 | 14:11

Policia e Kosovës, bazuar në objektivat strategjike dhe planifikimet operacionale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të krimit, më 24 dhjetor, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur t’i arrestojë katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njësiti policor fillimisht kishte arritur t’i arrestojë tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike.

Gjatë kontrollimit tek i dyshuari (E. M. viti 1993) janë gjetur dhjetë gramë kokainë dhe një qese me marihuanë, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari (M. K. Viti 1974) kurse tek ky i fundit janë gjetur një qese e vogël me kokaine dhe parat e përdorura në shitblerje.

“Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, (M. K. në Gjakovë) dhe një të dyshuari të tretë (B. R. në Orlloviq). Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë themelore departamenti i krimeve të renda, të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në qendrën e ndalimit.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë ka ndikuar ndjeshëm…