Arrestohen katër persona për rrahjen e një gruaje në Pejë
02 shkurt 2025
| 09:36
Katër persona janë arrestuar në Pejë, tre burra dhe një grua, pasi që kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje tjetër të shtunën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit (bashkëshortit të viktimës) i janë gjetur dhe sekuestruar 7 fishekë.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.