Arrestohen katër policë, gjashtë të tjerë pezullohen nga puna

07 qershor 2019 | 11:20

Dhjetë (10) efektivë policie dyshohet se janë përfshirë në afera kontrabande në pikat kufitare të Shqipërisë, kryesisht në “Qafë Botë”, duke futur mallra dhe makina kontrabandë në Shqipëri pa respektuar asnjë nga rregullat e zhdoganimit.

Prokuroria e Tiranës, Drejtoria e Doganave dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave me një deklaratë të përbashkët për mediet kanë dhënë detaje për goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare të vendit, ku janë dokumentuar disa raste kontrabande.

Katër prej efektivëve të policisë janë lënë në burg dhe gjashtë të tjerë janë pezulluar nga detyra.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka thënë se ky kontrabandim është sinjalizuar edhe nga autoritetet franceze dhe më pas edhe me bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare, është bërë e mundur dokumentimi i plotë i një sërë rastesh abuzive. Ajo tha se edhe punonjësit e Policisë kanë shkelur ligjin dhe janë bërë pjesë e procesit kontrabandues.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës do ta prezantojë futbollin e Kosovës në…