Arrestohen kryetari i gjykatës së Bosnjës dhe ish-shefi i spiunazhit
Kryetari i Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, Ranko Debevec dhe ish-drejtori i Agjencive të Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA) të BiH, Osman Mehmedagiç janë vënë në prangat e policisë mesditën e kësaj të hëne. Referuar mediave vendase, Debevec dhe Mehmedagiç akuzohen për “shpërdorim detyre”.
“Oficerët e Agjencisë Shtetërore të Informacionit dhe Mbrojtjes arrestuan zotin Ranko Debevec dhe ish-kreun e Agjencisë së Inteligjencës, Osman Mehmedagic me urdhër të prokurorit. Personat e përmendur dyshohen për veprën penale shpërdorim detyre, të lidhur me vepra të tjera kriminale të parashikuara në kodin penal të Bosnje-Hercegovinës”, thuhej në një deklaratë të zyës së prokurorit të shtetit.
Debeveci që është në krye të Gjykatës që nga 2017 është arrestuar në një restorant në zonën e Sarajevës. Për arrestimin e tyre nuk dihen detaje, e ndërsa kujtom që ish drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Osman Mehmedagiç ëhstë në listën e zezë të SHBA-së, si person “Non Grata” pasi ka përdorur kompanitë telefonike për të mbledhur informacione që mbajnë në celularë politikanë që nuk ishin të lidhur me Partinë e Veprimit Demokratik (SDA).