Arrestohen në Fushë-Kosovë dy të dyshuar për tentim vrasje

23 shkurt 2025 | 08:31

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar në një objekt banesor në Fushë-Kosovë.

“Pas publikimit të fotografive të të dyshuarve S. T. dhe E. B. më 6 shkurt 2025, policia ka vazhduar hetimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre. Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të specializuara hetimore për të vërtetuar praninë e të dyshuarve dhe pasi është konfirmuar identiteti i tyre, policia ka arritur t’i arrestojë ata në një objekt banesor në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil dhe dy copë fishekë, ndërsa të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të zgjedhjeve në Gjermani, partitë po bëjnë përpjekjet…