
Arrestohen një gjyqtar dhe një polic
27 shtator 2019
| 10:39
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të enjten, me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie, janë arrestuar dy persona me inicialet R.I. dhe B.G., për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” si dhe për veprën penale “marrje e ryshfetit”.
Sipas komunikatës për media, personi i parë i arrestuar është gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Personi i dytë i arrestuar, ndërkaq, është polic i Kosovës, i cili dyshohet për veprën penale “marrje e ryshfetit”.
“Prokuroria Speciale për dy të arrestuarit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit”, thuhet në komunikatë.