Arrestohen pesë deputetë të Vetëvendosjes (Video)

21 mars 2018 | 17:32

Pesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Liburn Aliu, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë arrestuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Vetëvendosje ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ardhur me urdhër të Kadri Veselit.

“Arrestimi i deputetëve për të mbrojtur këtë marrëveshje është përpjekje kriminale. Marrëveshja për demarkacionin është mashtrim për Kosovën. Një marrëveshje të tillë Vetëvendosje! është zotuar se do ta kundërshtonte. Kjo ka qenë pikë programore e Lëvizjes Vetëvendosje! në zgjedhjet e qershorit prej të cilave Lëvizja ka marrë më së shumti vota. Nënshkrimi i dyfishtë i Hashim Thaçit për këtë nuk mund të jetë përcaktues për territorin e Kosovës. Andaj ne do ta kundërshtojmë të tillë siç është dhe jo si proces”.

“Ndërkohë, ndërhyrjet e dhunshme të Policisë në Kuvend kanë penguar punën e mediave. Kjo është censurë. Kjo qeveri nuk ka çfarë të fshehë. Nuk ka befasi se vendimet e tyre janë të dëmshme. Tashmë kemi parë mjaftueshëm. Duhet ta shohim rënien e kësaj marrëveshje”, është thënë në reagimin e Vetëvendosjes.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10155064051182000/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës së Kosovës (ShBA),…