Arrestohen pesë persona për veprat penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘kanosje’
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, më 2.11.2020, ka pranuar një informatë se në fshatin Strellcë të Epërm në Deçan disa persona janë duke u rrahur.
Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, raporton “Epoka e re”.
Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katër personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar.
Më pas nga personi i dyshuar (familjar i të dyshuarve të tjerë) është kanosur viktima e rastit, ku policia menjëherë ka arrestuar edhe këtë të dyshuar për veprën penale ‘kanosje’.
Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar për veprat e lartcekura ndalohen për 48 orë.
Policia ka njoftuar se hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
(Q.R / Epoka e re)