Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa vjedhje

22 maj 2021 | 22:00

Hetuesit policor të stacionit policor Veriu në Prishtinë, dje kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Personat e arrestuar:
– I.A mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– N.Z mashkull, 41vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– Q.G mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– R.S mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– R.S mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste, të cilat kanë ndodhë në fshatin Slivovë.

“Hetuesit policor kanë gjetë dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura të cilat arrijë vlerën rreth 5000 euro”.

“Personat arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë…