Arrestohen pesë zyrtarë të komunës së Gjilanit
17 gusht 2020
| 12:02
Janë arrestuar pesë zyrtarë komunalë të komunës së Gjilanit.
Siç është raportuar, arrestimi i tyre është bërë ngaqë ata duke keqpërdorur pozitën zyrtare, nuk kishin intervenuar në parandalimin e pandemisë Covid-19 në disa lokale në këtë komune.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë dhe rasti do të vazhdohet të trajtohet nga organet e drejtësisë.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar dy femra dhe tre meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mos intervenuar ne parandalimin pandemisë Covid-19 dhe rënë në kundërshtim me vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.