Arrestohen rreth 100 protestues pro Palestinës në ShBA

14 mars 2025 | 08:48

Janë arrestuar rreth 100 protestues gjatë një proteste në Manhattan në SHBA, ku kërkuan lirimin e Mahmoud Khail, një aktivist palestinez i arrestuar nga agjentët federalë të emigracionit.

Grupi i protestuesve bërtiti “luftoni nazistët, jo studentët”.

Pasi Administrata Trump ndërmori veprime për ta dëbuar Mahmoud Khail, ky i fundit tërhoqi vëmendjen, duke u konsideruar si figurë e shquar gjatë protestave të luftës në Gaza në Universitetin Columbia në pranverën e vitit 2024.

Rasti ka ngritur pikëpyetje në lidhje me fjalën e lirë në kampuset e kolegjit dhe procesin ligjor që do të lejonte dëbimin e një banori të përhershëm në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një luftë tregtare transatlantike mund të jetë në rrugë. Komisioni…