Arrestohen rreth 50 persona në Bjellorusi, kundërshtuan Lukashenkon

11 tetor 2020 | 16:34

Rreth 50 persona janë arrestuar gjatë së dielës në Minks të Bjellorusisë pasi kishin dalë në protestë kundër presidentit të vendit, Aleksandër Lukashenko.

Sipas njoftimit të “Reuters”, protestuesit janë “përplasur” me policinë, ndërsa Lukashenko kishte marrë vendim ditë më parë, që çdo protestë që organizohet kundër tij, të “shtypet”.

Presidenti Lukashenko është kontestuar tash e disa muaj nga opozita e vendit duke u akuzuar se ka manipuluar procesin e fundit zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë parlamentare në Kosovë janë shprehur të gatshme për organizimin…