Arrestohen të dyshuarit për plagosjen e një gruaje dhe lëndimin e gjashtë të tjerëve në Suharekë

30 gusht 2024 | 21:31

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona si të dyshuar për plagosjen e orëve të para të mëngjesin e së premtes në fshatin Topliçan të Suharekës të një gruaje dhe lëndimin e gjashtë personave të tjerë.

Lajmine ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se dy të dyshuar meshkuj, Ç.S. (22 vjeç) dhe A.A. (23 vjeç) nga Suhareka pasi që janë intervistuar, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt.

Ata ngarkohen me veprën “Vrasje në tentativë dhe shkaktimni rrezikut të përgjithshëm”.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës.

“Policia ka punuar me përkushtim dhe pa ndal derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar. Dy të dyshuar meshkuj , (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuronit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt.”, tha Bytyqi.

Si ndodhi ngjarja?

Me datë 30.08.2024 , rreth orës 02:05 pas një zënke, një person i shoqëruar edhe nga dy shokë, nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit.

Si pasoj një femër është plagosur në këmbë nga plumbi dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat.

Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë./Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Enver Hoxhaj është shprehur se Kurti me qeverinë e…