Arrestohen të dyshuarit për sulmin ndaj të rinjve shqiptarë në Novi Sad
09 tetor 2018
| 11:20
Policia serbe ka identifikuar sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad dhe ka arrestuar katër të dyshuar për rastin.
Kështu ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton “Klan Kosova”.
Sipas ministrit, janë identifikuar edhe personat që morën pjesë në një zënkë tjetër që ka ndodhur në Beograd.
Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ku njëri nga ta Çlirim Maloku po trajtohet në spitalin e Vojvodinës dhe është në rrezik për jetë.
I riu tjetër me inicialet G.B që u sulmua në këtë rast është në gjendje të mirë shëndetësore.