Arrestohen tetë persona, u zunë duke luajtur bixhoz
Policia Rajonale e Ferizajit ka njoftuar se në fshatin Kosinë janë arrestuar tetë persona, pasi të njëjtit dyshohet se ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.
Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar, ku aty kanë hasur tetë (8) persona duke luajtur bixhoz.
“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 qipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz, poashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e perdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjeshme, të cilat janë konfiskua”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, transmeton Klankosova.tv.
Tutje thuhet se pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të gjithë personat e dyshuar , meshkuj , kosovarë me inicialet (J.S 23 vjecar, A.I 25 vjecar, B.I 33 vejacar, A.T 28 vjecar , A.B 34 vjecar,M.R 51 vjecar,R.M 33 vjecar dhe S.M 38 vjecar), janë derguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.