Arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë, i grabën çantën një femre

26 qershor 2021 | 22:48

Njësitet policore në Fushë-Kosovë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje.

Të njëjtit dyshohen se sot në orën 10:00 i kanë grabitur një femre me forcë një qantë krahu me dokumenta dhe gjëra personale.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative e hetimore, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Prishtinë, 26 qershor 2021 – Sot njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur sot në ora 00:10 në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, ku ankueses (femër) me forcë i është grabitur një çantë krahu (me dokumente, para e gjëra personale).

Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative e hetimore, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar.

Personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj…