Arrestohen tre persona në Partesh, kjo është arsyeja
12 tetor 2019
| 12:37
Të premten rreth orës 01:45 janë arrestuar tre persona në fshatin Pasjan të Parteshit. Dyshohet se të njëjtit kanë kryer një plaçkitje me datë 29.10.2018.
Të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
“Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara, më 11.10.2019 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.