Arrestohen tre persona në Pejë dhe Gjakovë

29 nëntor 2024 | 16:08

Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepra penale përfshirë vjedhjen, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe sulm.

Arrestimet u kryen gjatë datave 27 dhe 28 nëntor, transmeton Klankosova.tv.

Dy nga të arrestuarit kishin urdhërarrest aktiv dhe janë identifikuar si recidivistë të veprave të shumta penale.

” Pas intervistimit nga hetuesit, tё dyshuarit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr tё vazhduar me procedura tjera ligjore” thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në kampin Bondsteel për të…