Arrestohen tre persona për falsifikim të dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës

22 dhjetor 2021 | 11:49

Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare të Kosovës.
Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa tre personat e dyshuar pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë theksuar se janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta e bossi i madh i drogës, Pablo Escobar ka…