Arrestohen tre persona për trafikim të armëve në Pejë

26 gusht 2022 | 12:12

Policia në Pejë ka arritur të identifikoj dhe arrestoj tre persona të dyshuar për trafikim të armëve.

Gjatë kontrollimit, tek këta tre të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, katër revole, një predhë trumblloni, 200 fishekë të kalibrave të ndryshme  si dhe dokumente  relevante për rastin.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia vazhdon me hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e Përputhen, Sindi Loci, e cila mori famë si…