Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor’
Në orët e pasdites së djeshme të datës 28 shkurt nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për vepra penale.
Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast të raportuar me datën 24 shkurt 2019, në zonën e përgjegjësisë të Skenderajt.
Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprave penale tanimë të iniciuara si ‘rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘përdorim i armës’.
Personat e dyshuar të arrestuar janë:
• G. G. 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
• L. O. 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
• A. M. 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari A. M., është liruar për procedurë të rregullt.
/Epoka e re/