Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë
Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot janë arrestuar tre persona të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Zahir Pajaziti”në Podujevë.
Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 31.10.2020, ku personat e dyshuar, kanë arritë që me forcë të marrin nga viktima (femër) një çantë dore, (ku kishte një shumë të parave, dy telefona, si dhe dokumentet personale etj.).
Organizimi i mirë i punës së hetuesve policor të Podujevës, ka mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar, që të tre të moshës 17 vjeç.
Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë që bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë.