Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

17 qershor 2023 | 19:26

Dje nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.

Rasti ka ndodhë dje në një lokal në Lipjan, ku janë vjedhur: -2 televizorë, -16 monitora, – 2 frigoriferë dhe -1 kondicioner.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar pak orë pasi është raportuar rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë tre personat e dyshuar: B.B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. K. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe G. B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë i përfshirë në rast.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, me ekipin…