Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Malishevë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht stacioni policor në Malishevë, me datën 10.11.2019 në orën 02:15 ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vihen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar për një kohë shumë të shpejtë.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
• S. K. m/sh/k 49 vjeçar
• F. P. m/sh/k 45 vjeçar
• K. H. m/sh/k 34 vjeçar
Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.
Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:
– një automjet të tipit Passat
– para në vlerë 377.76 euro
– 50 denarë
– 2 shalle të zinj
– 2 kapela të zeza
– 2 palë dorëza pune
– 2 kaçavida
– 6 mbushje të telefonit
– 4 telefona
Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
/Epoka e re/