Arrestohen tre personal dhe sekuestrohen dy armë zjarri
Policia ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara. Për të dy raste janë arrestuar tre persona.
“Nga zyrtarët e stacionit të veriut është arrestuar personi i dyshuar: B.,D, mashkull, 34 vjeç, për armëmbajtje pa leje, të cilit gjatë një kontrolli rutinor i janë gjete dhe sekuestruar : një armë zjarri, një karikator dhe 2 fishekë. Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, janë arrestuar dhe dërguar në qendër të mbajtjes, personat e dyshuar: V.R, mashkull 39 vjeç dhe M.R, mashkull 61 vjeç, veprën Kanosje, që është raportuar dje rreth orës 16:00”
“Përveç kanosjes ndaj personit M.R, mashkull 61 vjeç, është iniciuar rast edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjete dhe sekuestruar:një pushkë gjuetie ( leje të skaduar) dhe 4 fishekë”.