Arrestohen tre shtetas serbë në Gjilan, kjo është arsyeja

12 gusht 2021 | 11:22

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan tre persona shtetas të Serbisë pasi i kanë gjetur 11 kilogram substancë narkotike.

Njësiti i antidrogës nga Prishtina dhe Gjilani pas informacioneve se në Gjilan do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë arritur që të identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë e cila ishte e parkuar dhe më pas ka ardhur aty edhe një veturë tjetër e tipit Golf me tre persona të cilët kishin ardhur për të marrë drogën sipas marrëveshjes.

Njesiti i antidrogës ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë.

Pas kontrollës së veturave janë gjetur dhe konfiskuar

Një revole (C.Zastava, 9mm),

Një karikator ( me 142 fishekë-9mm),

Një (1) revole ( pa mbishkrim) dhe

Tridhjetë e katër (34 fishek-magnum, cal 44mm).

Tre të dyshuarit shtetas të Serbisë janë dërguar në mbajtje për procedurat ligjore të mëtejme.

https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/08/Screenshot_20210812-092951_Gallery.jpg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë…