
Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Policia e Kosovës, pas një aktiviteti të gjatë hetimor, ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Në Lipjan, në dy lokacion të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. dhe e dyshuara N.Ç.
Në vazhdimësi të aktiviteti operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik të të ndaluarve shqiptarë.
Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u intervistuar.