Arrestohen tre të mitur në Pejë, vodhën vegla pune në dy shtëpi të mërgimtarëve

30 maj 2024 | 11:50

Tre të mitur janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit kanë kryer vjedhje në dy shtëpi të mërgimtarëve.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në dy shtëpi dhe objekte përcjellëse të viktimave dhe nga aty kanë vjedhur vegla pune.

Pas arrestimit, të njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e Prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 29.05.2024 rreth orёs 07:30, ёshtё informuar se nё fshatin Raushiq –Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) shtёpi dhe objekte pёrcjellёse te viktimave tё cilёt jetojnë jashtë shtetit.

Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast.

Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Pejё, ёshtё arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona tё dyshuar ( tё mitur), tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e Prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.

Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do te ju kthehen pronarëve.

Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shërbime të rëndësishme i janë shtuar sektorit publik të…