Arrestohen vëllezërit kosovarë, e shitën “BMW X6” në Shqipëri, pastaj e deklaruan të vjedhur
Dy vëllezër kosovarë kanë rënë në prangat e policisë pasi shitën automjetin e tyre tip “BMW X6” në Kamzë, dhe më pas bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij me qëllim përfitimin e siguracionit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se personat e arrestuar janë Selim dhe Benet Gashi. Sakaq, janë proceduar penalisht edhe blerësit e automjetit, V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë operacionit, blutë e Tiranës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale./TCH/