Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë për shtatë raste vjedhjesh për dy muaj

11 mars 2025 | 07:57

Të hënën rreth orës 14.oo, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit A. C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Masa mbi dyshimin e arsyeshëm sipas policisë, për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë), me fillim nga ora 12:00, në Bibliotekën…