
Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, dyshohet se abuzoi seksualisht me një 11-vjeçare
06 shtator 2023
| 14:10
Është arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë, pasi që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur të moshës 11-vjeçare.
I riu me inicialet R.H., raportohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që nuk jepen shumë detaje në lidhje me përdhunimin e vajzës së mitur, raporton “Euronews”.