Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, vodhi aksesorë floriri e më pas i shiti në argjendari

17 shtator 2023 | 17:18

Një 31-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, mbi dyshimet se ka vjedhur aksesorë të floririt në një banesë e më pas i shiti në një argjendari.

Arrestimi i tij erdhi pasi një 33-vjeçare lajmëroi policinë se të hënën dikush i kishte vjedhur gjëra me vlerë, njofton policia shqiptare.

Aksesorët e floririt janë sekuestruar nga policia.

Gjithashtu në banesën e të dyshuarit u sekuestruan lëndë narkotike që dyshohet të jetë kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska dhe katër shkopinj bejsbolli.

Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, fitoi garën e Cmimit…