Arrestohet 32-vjeçari në Tepelenë për kalim të paligjshëm të emigrantëve

09 mars 2025 | 17:37

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi ishte i akuzuar për dhënie ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufijve.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se i dyshuari u kap në Tepelenë, me inicialet K. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Luzat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur Zvicrën në listën e…