Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, e përndiqte një grua, e rrahu edhe bashkëshortin e saj
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka rrahur bashkëshortin e saj me sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj”, njofton policia.
Ndërkohë, në pranga janë vënë edhe 5 shtetas për vepra të ndryshme kriminale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Kamëz, ka kundërshtuar punonjësit e IVMT të bashkisë Kamëz dhe ka penguar kryerjen e punimeve në rrugën “Vebi Dibra”;
– B. L., 37 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– L. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara në Rrugën e Durrësit;
– F. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.