Arrestohet 35-vjeçari i fiksuar pas Kylie Jenner
Një 35-vjeçar, i cili po përpiqej që t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner-it u arrestua në rezidencën e yllit.
Ai nuk pranoi që të largohej derisa të kishte një shans për të parë Kylie ballë për ballë, gjë që çoi në arrestimin e tij.
Megjithëse Kylie nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit, ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë derisa erdhi policia.
Po ashtu, ajo ka pasur të tilla probleme dhe në të kaluarën, ndërsa edhe motra Kendall Jenner ka dhënë së fundmi një urdhër ndalimi ndaj një burri tjetër, i cili u përpoq të hynte në shtëpinë e saj.
Kujtojmë se Kylie mori një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri tentoi të hynte në shtëpinë e saj.
Është mësuar se gjykata ka urdhëruar 27-vjeçarin, Shaquan King, që të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme. Urdhri i ndalimit do të mbrojë gjithashtu Kendall dhe Kris Jenner.
Kylie ishte e pranishme në seancën gjyqësore, duke i thënë gjyqtarit përmes telefonit se King e bën atë të frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës, Stormi. Ekipi ligjor i Kylie-t kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi më pas vendosi ndalim për vetëm 3 vite.