Arrestohet 72-vjeçari i kërkuar për uzurpim të paligjshëm të pronës

08 mars 2024 | 11:25

Është arrestuar një person i kërkuar në Ferizaj. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari R.H, 72-vjeçar ishte nën kërkim për veprën “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Ai ishte dënuar me burgim prej katër ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Istogut…