Arrestohet anëtari i Forcave Ajrore amerikane për sulmin në Siri
Një anëtar i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është arrestuar në lidhje me një sulm në Siri gjatë muajit prill.
Kjo e fundit, la të plagosur katër anëtarë të tjerë të shërbimit.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar degën ushtarake.
Ushtria amerikane fillimisht e konsideroi sulmin në fshatin Green në Sirinë lindore,si zjarr indirekt.
Më vonë, hetimet e mëtejshme kishin treguar se shpërthimet ishin rezultat i “vendosjes së qëllimshme të ngarkesave shpërthyese”.
Këto, në një zonë për mbajtjen e municioneve. Zyrtarët thanë se po shqyrtonin mundësinë e një sulmi të brendshëm.
Forcat Ajrore nuk pranuan të identifikonin anëtarin e shërbimit.
“Si pjesë e një hetimi në vazhdim, më 16 qershor, një aviator u mor në paraburgim në shtet në lidhje me sulmin në Green Village, Siri”, zbuloi në një deklaratë zëdhënësja e Forcave Ajrore Ann Stefanek.
Multi-mediali amerikan ‘CNN’ raportoi i pari për arrestimin.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se rreth 900 trupa amerikane po operojnë në Siri, kryesisht duke trajnuar dhe këshilluar forcat partnere që luftojnë mbetjet e ISIS-it.