Arrestohet avokati Gazmend Halilaj

27 shkurt 2019 | 18:02

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka vazhduar të ndërmarrë veprime tjera hetimore lidhur me rastin e abuzimin e një të miture në Drenas në konsultim të drejtpërdrejtë me Prokurorinë e Shtetit.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore të mërkurën pasdite, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin e katërt në këtë rast, Gazmend Halilaj, avokat, me dyshimin se ka kryer veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim seksual, duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin dhe veprës penale frikësim gjatë procedurës penale sipas Kodit Penal.

Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera sipas Kodit të Procedurës Penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) nëpërmjet…