Arrestohet bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit që sulmoi sekretarin e LDK’së në Podujevë
16 shtator 2024
| 20:01
Dega e LDK’së në Podujevë mbrëmë ka njoftuar se bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit Shpejtim Bulliqi “pa asnjë justifikim dhe problem paraprakë ka sulmuar dhe kërcënuar sekretarin e degës, Besim Latifi.
Mbrëmë është raportuar se ai është Rinor Hajrullahu. Lidhur me këtë rast Hajrullahu, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë është arrestuar.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia në raportin 24 orësh, duke shtuar se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 15.09.2024, 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.