Arrestohet Boiken Abazi, kryetar i Qendrës së LV-së në Tiranë
Qendra e Lëvizjes e Vetëvendosje në Shqipëri, ka bërë me dije se nga policia e atjeshme është arrestuar drejtuesi i kësaj qendre, Boiken Abazi.
“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”.
“I bëjmë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë ata dhe aktivistët e qytetarët e tjerë që ka ndaluar orët e mëhershme në mënyrë të paligjshme, ndërsa ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.
https://www.facebook.com/LVVShqiperi/posts/556441185297337