![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/alves.jpg)
Arrestohet Dani Alves
20 janar 2023
| 11:57
Futbollisti i njohur brazilian, Dani Alves është arrestuar në Barcelonë nën dyshimet për sulm seksual në një klub nate. Një grua e ka raportuar mbrojtësin 39-vjeçar më 30 dhjetor të vitit të kaluar se e kishte sulmuar seksualisht në një klub nate.
Ndërkaq, Alvesi shkoi në stacionin policor në Mossos D’Esquadra në Barcelonë të premten, për të dëshmuar kundër këtyre supozimeve.
“Nuk e di kush është ajo zonja. Ju shkoni në tualet dhe nuk pyesni se kush është aty. Unë kurrë nuk e kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do t’ia bëj këtë me një grua apo vajzë? Jo, për Zotin!”, ka thënë Alvesi.