Arrestohet deputeti Dardan Molliqaj, PSD-ja kërkon lirimin e tij

13 maj 2019 | 11:38

Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Ai është arrestuar për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti në vitin 2015.

Ndërkohë Partia Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar lirimin e deputetit Molliqaj, duke thënë se arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore.

Për këtë arsye sipas PSD-së, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

“Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, është thënë në reagimin e PSD-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita do të marshojë sërish sot në orën 18:30, por…