Arrestohet deputeti Shkumbin Demaliaj

27 shtator 2018 | 16:33

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin është konfirmuar nga zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Deputeti Demaliaj është arrestuar. Priten procedurat e tjera në vijim”, ka thënë Berisha për gazetën “Express”.

Shkumbin Demaliaj është intervistuar sot për shkak të kërcënimeve që i ka bërë ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte hetuar veteranët.

Ai po dyshohet për veprën penale “kanosje”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në…