Arrestohet djali i deputetit socialist të Krujës
30 shtator 2018
| 15:29
Policia e Shtetit ka reaguar më në fund duke arrestuar djalin e deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.
Arrestimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e dhunuara pikërisht nga djali i deputetit Rraja, në një ngjarje që shkaktoi përplasje me politikës shqiptare, me opozitën që akuzon se u fsheh nga policia.
Ndalimi i tij vjen gjithashtu pasi ekspertiza mjekoligjore i konfirmoi Prokurorisë se, ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë.
Burime për “Top Channel” konfirmojnë se masa e arrestit për djalin e deputetit Rrahman Rraja ëstë marrë gjatë ditës së djeshme, por vetëm sot është bërë ekzekutimi.