Arrestohet Donald Trump

04 prill 2023 | 20:18

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ai është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim policor përpara se të fillojë gjyqi ndaj tij.

CNN raporton se fillimisht pritet që Trumpit t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do t’i bëhet edhe fotografia.

Më pas, ai do të dërgohet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e ShBA-së.

Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.

Kujtojmë se javën e kaluar u dorëzua një aktakuzë kundër Trump nga prokurori Alvin Brag, ndërsa në gjyqin që do të nisë tani ish-presidenti do të marrë vesh se cilat janë aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Disa medie të njohura amerikane i kanë bërë kërkesë gjykatësit Juan Merchan për ta bërë publike aktakuzën e prokurorit Bragg, e cila raportohet se përmban rreth 30 akuza për dyshimet se Trumpi i kishte dhënë para një aktoreve të filmave për të rritur për të mos folur rreth aferës së pretenduar me të para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Pavarësisht nga kufizimet për mbulim nga mediet, paraqitja e Trumpit në gjykatë do ta marrë vëmendjen më të madhe të mundshme të publikut.

Ish-presidenti ka thënë se do të deklarohet pas seancës dëgjimore, por mund të mos e thotë tërë atë që e ka në mendje. Gjykatësi Merchan mund të lëshojë urdhër për ndalimin e diskutimit të rastit në publik nga të gjitha palët, pasi Trumpi e kaloi fundjavën duke e kritikuar prokurorin Bragg.

Duket se aktakuza e ka ndihmuar Trumpin për synimin e tij që ta fitojë nominim e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Sipas një ankete të publikuar të shtunën, ai ka epërsi prej 26 për qind ngaj kundërkandidatit të mundshëm, Ron DeSantis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi sot për një…