Arrestohet drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë-Kosovë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar seështë ndaluar Maliq Berisha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës.
Ai është ndaluar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Berisha është ndaluar për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Ndalohet një person për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të pozitës zyrtare
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së.
I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.